top of page

Pas fjalëve të “dashurisë”, Rama “ekzekuton” Spiropalin

1 hour ago
1 min read

Elisa Spiropali do të jetë në vazhdim anëtare e Partisë Socialiste, por jo më pjesë e Grupit Parlamentar dhe as e Asamblesë Kombëtare. Vendimi është marrë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve të sotme në Lalëz.


Pandeli Majo, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe kanë dalë hapur në mes të mbledhjes kundër përjashtimit të koleges, duke thënë se ata nuk janë një parti që merret me përjashtime.


Lajmi për përjashtimin e Spiropalit u konfirmua nga Blendi Klosi.


“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.


Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.


Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje,” shkruan ai në postim.


Pra Spiropali praktikisht është përjashtuar nga P, pavarësisht se mbetet anëtare e thjeshtë, si mijëra të tjerë.


Kjo, edhe pse Rama e quajti në Asamble, “Mamica ime”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page