top of page

“Nuk më mban peng askush”, Rama flet për Ballukun në mbledhjen me dyer të mbyllura!

9 minutes ago
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij, veçanërisht për zgjedhjen e ministrave dhe emërimet në administratën publike.


Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama ka kundërshtuar pretendimet se Balluku ushtron presion apo shantazh ndaj tij, duke i cilësuar ato si një “legjendë”.


“Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtorët i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur kryeministri.


Me këtë deklaratë, Rama ka mohuar pretendimet për një ndikim të pakontrolluar të Ballukut në vendimmarrjen qeveritare, duke theksuar se përgjegjësia për përzgjedhjen e ministrave i takon atij, ndërsa emërimet në administratë bëhen sipas hierarkisë politike dhe institucionale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page