top of page

Tjetër aksident i rëndë në vend/ Përplasen dy makina në Qukës-Prrenjas, një person i pl*gosur

3 hours ago
1 min read

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja makinat kanë përfunduar jashtë rrugës, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.


Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, pasi automjetet kanë pësuar shkatërrime të mëdha. Paraprakisht dyshohet se lagështia në asfalt mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, ndërsa shkaqet e sakta të aksidentit mbeten për t'u përcaktuar nga autoritetet.


Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe pastrimin e rrugës nga vajrat e derdhura, të cilat përbëjnë rrezik për drejtuesit e tjerë.


Ky aksident vjen pas dy ngjarjeve të rënda të regjistruara gjatë ditës në Rrugën e Arbrit dhe në Fushë-Krujë, ku sipas informacioneve të raportuara kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page