top of page

Tr*tol, policia arreston edhe dy persona, zbardhen rolet e tyre në ngjarje!

4 hours ago
1 min read

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse të një automjeti në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori”.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, janë lokalizuar dhe ndaluar O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.


Sipas hetimeve, 24-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me një 17-vjeçar, të ndaluar më parë, për vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.


Ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin që është përdorur për kryerjen e ngjarjes. Sipas Policisë, këtë automjet e kishte siguruar një 43-vjeçar, i cili ishte ndaluar menjëherë pas shpërthimit.


Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor, kur në automjetin e parkuar në lagjen “28 Nëntori” u vendos dhe shpërtheu lënda plasëse.


Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv, kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page