top of page

Kamionçina përmbyset pas përplasjes me mbrojtëset

8 hours ago
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një kamionçinë ka dalë nga kontrolli, është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.


Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë vetë nga mjeti dhe nuk ka pësuar lëndime trupore.


Aksidenti ka ndodhur në një segment rrugor që konsiderohet si njollë e zezë, pasi në këtë zonë janë regjistruar edhe më herët aksidente, disa prej tyre me pasoja të rënda.


Dyshimet paraprake janë se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit dhe lagështira në rrugë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page