top of page

Tragjedia me dy viktima, dalin emrat e personave që humbën jetën

8 hours ago
1 min read

Janë identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit.


Viktimat janë Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F., rreth 45 vjeç.


Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.


Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.


Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page