top of page

Përplasje e frikshme me motor/ Ish-futbollisti pëson dëmtime të rënda në kokë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ish-futbollisti grek Marios Oikonomou është përfshirë në një aksident të rëndë me motor në qytetin e Janinë, duke përfunduar në gjendje serioze në spital.


Sipas mediave greke, 33-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2024, u përplas me automjetin e një 63-vjeçari pranë spitalit Hatzikosta. Si pasojë e aksidentit, Marios Oikonomou ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente.


Mësohet se pas operacionit, ish-mbrojtësi i kombëtares greke është transferuar në repartin e terapisë intensive në Spitalin Universitar të Janinë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e paqartë.


Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit. Disa prej klubeve ku Marios Oikonomou ka luajtur gjatë karrierës së tij kanë publikuar mesazhe mbështetjeje dhe lutje për shërimin e tij

“KORÇA BOOM”


bottom of page