top of page

Përplasje fizike mes artistëve, rrethanat mbeten të paqarta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 2
  • 1 min read

Updated: Jan 3

Një ngjarje e rëndë dhune raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku janë përfshirë dy emra të njohur të muzikës shqiptare. Sipas burimeve të Veriu.info, reperi Finem, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me këngëtarin Butrint Imeri.


Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në kryeqytet, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Si pasojë e dhunës së ushtruar, Butrint Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ka kërkuar ndihmë mjekësore.


Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se këngëtari është paraqitur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka marrë asistencën e nevojshme mjekësore.


Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga artistët e përfshirë, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.


Ndërkohë, ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Butrint Imerit dhe kërkojnë sqarime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page