Ngjarje e rëndë, çift i moshuar gjendet i pajetë në banesë
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Novarës, në Itali, ku një burrë 88-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 83-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke përdorur të njëjtën armë.
Policia italiane e ka cilësuar ngjarjen si një rast vrasje-vetëvrasjeje. Çifti jetonte në një banesë në Strada Ceppo, një zonë rezidenciale në komunën e Ovest Ticino.
Arma e përdorur ishte një armë zjarri me kalibër të madh, e cila rezulton të ishte në pronësi të ligjshme të burrit.
Alarmi u dha në orët e vona të paradites. Në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe mjeku ligjor, të cilët konfirmuan vdekjen e të dy bashkëshortëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
"KORCA BOOM"



















