top of page

Aksident me pasoja tragjike, shoferi ishte i mitur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Bolivinë lindore, teksa udhëtonin me një minibus që drejtohej nga një adoleshent i moshës 13 deri në 14 vjeç, kanë njoftuar autoritetet policore.


Sipas policisë, aksidenti ndodhi në një rrugë pranë fshatit Puerto Quijarro, në departamentin Santa Cruz, afër kufirit me Brazilin, kur automjeti u përplas me një pemë.

“Deri tani kemi konfirmuar 11 viktima”, deklaroi Miguel Lipe, oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin e rastit, për një stacion televiziv bolivian.


Një listë paraprake e viktimave tregon se mes të vdekurve janë katër të mitur dhe shtatë të rritur. Sipas hetimeve fillestare, drejtuesi i mjetit ishte gjithashtu i mitur, 13–14 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia bëri të ditur se katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në një spital lokal.


Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Bolivisë, rreth 1.400 persona humbin jetën çdo vit në aksidente rrugore në këtë vend, kryesisht si pasojë e pakujdesisë së shoferëve dhe problemeve teknike të automjeteve.

"KORCA BOOM"


bottom of page