top of page

Sherr në zyrë, punonjësi godet shefin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një konflikt është regjistruar në ambientet e një zyre në Tiranë, ku dy punonjës të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një përplasje fizike.


Sipas njoftimit zyrtar, një 34-vjeçar me inicialet E. S. ka goditur eprorin e tij, A. Xh., brenda ambienteve të punës. Ngjarja është kallëzuar nga shefi i tij, duke çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë bërë arrestimin e 34-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

"KORCA BOOM"


bottom of page