Arratisje e rrezikshme në Durrës, pezullohet zinxhiri komandues i burgut
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci, një person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, është pezulluar menjëherë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.
Urdhri i pezullimit u dha pak orë pas arratisjes së Ndoci, e cila ndodhi në ambientet e Spitalit Infektiv të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, Ndoci ishte dërguar për një vizitë mjekësore, i shoqëruar nga dy punonjës policie. Gjatë vizitës, ai ka goditur njërin nga policët dhe ka arritur të largohet, ndërsa jashtë spitalit e priste një automjet që mundësoi arratisjen e tij.
Autoritetet vijojnë hetimet për të rikuperuar të arratisurin dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















