top of page

Përplasje, kanosje dhe aksidente: Çfarë po ndodh në Korçë?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se, në vijim të informacionit paraprak për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 44 vjeç, banues në Korçë. Ai, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. F., 78 vjeç, banues në fshatin Sovjan, i cili po lëvizte me biçikletë.


Shtetasi H. F. vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.


Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.


Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për shtetasit:


  • K. T., 41 vjeç dhe I. T., 45 vjeç (kushërinj), banues në fshatin Vithkuq, për konflikt fizik mes tyre, për motive të dobëta;


  • A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet për vjedhje të disa sendeve në kishën e fshatit;


  • R. M., 62 vjeçe, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar derën e banesës së shtetases R. Xh., 39 vjeçe dhe e ka kanosur atë me sende të mprehta dhe të ftohta, për motive të dobëta.


Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page