top of page

Përplasje mes automjeti dhe kamioni, humb jetën drejtuesi 58-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 12, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin.

Sipas njoftimeve të para, një automjet është përplasur me një kamion, duke shkaktuar pasojë fatale. Si rezultat i goditjes, drejtuesi i automjetit, një 58-vjeçar, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ndodhej në vendin e pasagjeres, ka mbetur rëndë e lënduar.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje rreth ngjarjes:“Viktima, drejtuesi i automjetit, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore,” tha ai.


Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar perimetrin dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

"KORCA BOOM"


bottom of page