Qendra shëndetësore përfshihet nga zjarri, dëme të mëdha materiale
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit, duke shkrumbuar plotësisht të gjitha ambientet e saj. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nuk ka arritur të ndalojë përhapjen e flakëve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në momentin kur ra zjarri, qendra shëndetësore ishte e mbyllur, çka bëri të mundur që të mos ketë persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të përcaktohen pas hetimeve të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















