Rama ndryshon drejtuesit politik, lëvizjet e reja në qarqe!
- 2 hours ago
- 2 min read
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka njoftuar ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve.
Eduard Shalsi largohet nga drejtimi i qarkut te Kukësit. Ai është deleguar në njësi në Tiranë.Damian Gjiknuri po ashtu do të drejtojë një njësi në kryeqytet.
Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe shkojnë te njësia nr 5. Po ashtu edhe Elisa Spiropali, e cila u shkarkua si ministre e Jashtme, është deleguar në një njësi në Tiranë.
Rama gjithashtu ka konfirmuar se në qarkun e Fierit do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku.
“Jemi këtu për të nisur një proces me komunikimin intensiv të PS-së në të gjithë territorin dhe riorganizimin tërësor si një domosdoshmëri për vetë procesin zgjedhor të organizatave në funksion të zgjehdjeve në vitin 2027.
Ne hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duke u nisur nga analizat e bëra dhe forcat që do të kemi kapacitet të disponojmë në terren, kemi arsye të besojme se do kemi rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara”, tha Rama.
Prej orës 10:00 në qytetin e Durrësit, po zhvillohet asambleja e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës.
Kryeministri Edi Rama fjalën e tij e fokusoi te kriza e karburantit, duke thënë se çmimi i naftës pritet të ketë një rritje të metejshme.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi që bëri një analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën, ndërsa si objektiv të ri socialistëve u la synimin që për çdo organizatë socialiste të anëtarësohen 4 anëtarë të rinj (2 femra dhe 2 meshkuj)./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















