Rama thërret urgjent deputetët e Tiranës në selinë e PS-së
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje me deputetët e Tiranës këtë të mërkurë, në orën 19:00, në selinë e Partisë Socialiste.
Ky takim vjen pak orë pas takimit të Ramës me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së.
Ky është takimi i parë i Kryeministrit pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë, vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese këtë të hënë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi temat që do të diskutohen, por pritet që mbledhja të fokusohet në zhvillimet e fundit politike dhe strategjitë për vijimin e punës së deputetëve të kryeqytetit.
"KORCA BOOM"



















