top of page

Rasti i dhunës në Korçë: 17-vjeçari dyshohet për goditje ndaj një 15-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 24 hours ago
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një 17-vjeçari, banues në Korçë.


Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një 15-vjeçar, për motive të dobëta. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page