Reagimi i fortë i djalit të Jozefina Topallit: “Dasma jonë ka pasur kosto normale, gjithçka ishte transparencë dhe bekim shpirtëror në Bazilikën e Shën Marisë"
- Korca Boom
- Sep 17, 2025
- 1 min read
Ka reaguar djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, pas aludimeve në rrjet për çmimin e dasmës së tij prej 500 mijë eurosh apo deklaratës nga ish-partnerja se “mund të jenë para ndoshta të vjedhura nga fonde publike”.
Ai shprehet se dasma ka pasur një kosto normale dhe është financuar prej tij, bashkëshortes Cindy Marina dhe prindërve të saj, të cilët jetojnë prej shumë vitesh në SHBA dhe kanë disa biznese.
“Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, shprehet ai në një reagim në rrjetet sociale.
“Ne jetojmë dhe punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
“KORÇA BOOM”



















