Reagimi i kryepolicit që hedh dritë mbi deklaratat e deputetes
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se deputetja Marjana Koçeku nuk ka bërë asnjë kallëzim zyrtar në polici, pavarësisht mesazheve të saj të fundit në rrjetet sociale ku ka lëshuar akuza dhe deklarata ndaj grupeve kriminale.
I pyetur mbi reagimet publike të deputetes dhe pretendimet e saj, Hita theksoi se deri më tani nuk është depozituar asnjë denoncim konkret në organet e rendit.
“Policia është në mbrojtje të jetës të çdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, do bëhet edhe vlerësimi i mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici,” u shpreh ai.
Deklarata vjen pas reagimeve të deputetes në rrjetet sociale, ku ajo ka adresuar akuza ndaj grupeve kriminale, duke nxitur debat publik mbi situatën dhe masat e sigurisë.
Policia, sipas drejtuesit të saj, mbetet e angazhuar për vlerësimin e çdo rasti kur ekziston rrezik për jetën e qytetarëve, por çdo procedurë ligjore nis vetëm mbi bazën e kallëzimeve zyrtare.
“KORÇA BOOM”
















