top of page

“RECETË” PËR FESTA TË GËZUARA! Mjekët: Mos abuzoni me alkoolin, kujdes fishekzjarret

  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë festave, duke theksuar rrezikun nga aksidentet, alkooli dhe përdorimi i fishekzjarreve. Spitalet do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë.


Teksa qytetarët përgatiten të festojnë Vitin e Ri, mjekët e Spitalit Universitar të Traumës u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, në konsumimin e alkoolit dhe në përdorimin e mjeteve piroteknike.


Në një video-mesazh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjekësor thekson se çdo vit, gjatë festave, shtohet ndjeshëm numri i traumave, aksidenteve rrugore dhe dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga fishekzjarrët.


Shefi i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Ervin Sulaj, u bën thirrje qytetarëve për më shumë përgjegjësi gjatë drejtimit të mjeteve.


Në të njëjtën linjë, Agustin Suma, shef i Urgjencës, thekson se shërbimi i traumës dhe urgjencës është në gatishmëri 24 orë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.


Alarmi është i lartë edhe për dëmtimet e syve. Mjekja okuliste Leodita Gjana paralajmëron për rrezikun që vjen nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve.


Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se spitalet dhe shërbimi i urgjencës do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë ditëve festive, veçanërisht më 31 dhjetor dhe 1–2 janar./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page