Vlerësohen me "Certifikatën e Karrierës", Lirim Mytrollari dhe Lace Firanj me rastin e daljes në pension
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vlerësuar me "Certifikatën e Karrierës", dy punonjës policie, të Komisariatit të Policisë Maliq, me rastin e daljes së tyre në pension.
Shefi i Komisariatit Maliq, Komisar Eduart Allushi në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ju dorëzoi Inspektor Lirim Myrtollarit dhe Inspektor Lace Firanj, certifikatat me motivacionin "Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.
Inspektori i Policisë Lirim Myrtollari, me detyrë Ndihmës/Specialist i Policimit në Komunitet Spz, numëron 28 vite pune në Policinë e Shtetit, ndërsa Inspektori Lace Firanj, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme 34 vite pune, sakrifice dhe përkushtimi në shërbim të komunitetit.
Gjatë karrierës së tyre të dy punonjësit kanë spikatur për profesionalizmin, korrektësinë dhe integritetin e lartë, duke u bërë shembull edhe për brezat e rinj.
Punonjësit e Policisë falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm për certifikatat e akorduara, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tyre ndër vite dhe ju uruan suksese e përkushtim Shefit dhe kolegëve të tyre, në përmbushjen e detyrave funksionale.
“KORÇA BOOM”
















