top of page

E RËNDË/ Makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një automjet është përplasur me një motorr, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të tij.


Sipas informacioneve paraprake, motori është goditur nga pas nga automjeti, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Si pasojë, drejtuesi i motorrit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.


Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spital.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.

"KORÇA BOOM"


bottom of page