RENDITJA KATEGORIA E PARË/ Skuadrat e kreut “dhëmb më dhëmb” për biletat e elitës! Fundoset Luftëtari, Kukësi merr “ashensorin”
- 9 minutes ago
- 1 min read
Dueli mes Luftëtarit dhe Besës, mbylli siparin e javës së 29-të të Kategorisë së Parë, që tashmë është futur në një fazë tepër delikate.
Tre skuadrat e kreut, Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci, vazhdojnë duelin “dhëmbë më dhëmb”, për dy biletat që të dërgojnë në elitën e futbollit shqiptar.
Katër javë nga fundi i kampionatit, distanca nga njëra-tjetra mbetet 3 pikë, ndërkohë që rivalitet i ashpër duket edhe në pjesën e poshtme të tabelës.
Me Luftëtarin që duket se është fundosur pas disfatës në shtëpi ndaj Besës, ndërkohë që Kukësi i Kadiut, me 3 fitoret radhazi duket se ka marrë “ashensorin”, duke u ngjitur në vendin e nëntë.
“KORÇA BOOM”














