top of page

Reshje bore në Pogradec, trashësia kalon 5 cm

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit në Pogradec. Sipas të dhënave deri më tani në këtë zonë trashësia e dëborës i ka kaluar më shumë se 5 cm.


Mjetet borëpastruese janë në terren prej nisjes së saj për pastrimin e rrugës dhe hedhjes së kripës e skorjes.


Deri më tani qarkullimi në kërë segment rrugor paraqitet pa probleme megjithatë apelohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes, në disa raste edhe manovrat e rrezikshme.


Gjatë natës në këtë zonë temperaturat janë ulur deri në -6 gradë ndërsa edhe këtë mëngjes temperaturat vijojnë të jenë të ulta. 


Reshje dëbore ka në të gjitha zonat në lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit. (A2 Televizion)

“KORÇA BOOM”


bottom of page