top of page

Reshje dëbore në juglindje dhe veri/ ARRSH apel drejtuesve: Pajisuni me goma dimërore dhe tregoni kujdes në zonat malore

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë regjistruar reshje dëbore në akset rrugore Boboshticë-Dardhë dhe Kukës-Shishtavec. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kontraktorët kanë ndërhyrë menjëherë në terren me mjete borëpastruese dhe punëtorë, duke bërë të mundur pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.


ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat malore ku ka prezencë dëbore. Pamjet e publikuara nga autoriteti tregojnë situatën në terren dhe ndërhyrjen për mbajtjen e akseve të kalueshme.


"Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec.


Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin.


Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore", shkruan ARRSH./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page