Reshje shiu të hërëpashershme/ Ja çdo të ndodhë me motin ditën e sotme, e enjte, 19 mars 2026!
- 45 minutes ago
- 1 min read
Për ditën e enjte, 19 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit.
Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit.
Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















