top of page

Restaurohen shtatoret e korifejve Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 7
  • 1 min read

Restaurohen shtatoret e korifejve Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci.

Skulptori Vladimir Llakaj bashkë me studentët e përkushtuar të Departamentit të Skulputrës në Universitetin e Arteve, Telian Baçi dhe Leonard Bica në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Pogradec dhe Drejtria e Turizmit, Trashwgimisw Kulturore dhe Rinisw realizuan një punë mjaft të mirë për restaurimin e dy shtatoreve të korifejve të letrave shqipe, Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.


Tek të dy monumentet kishte ndodhur një bashkim i pluhurit me lagështirën dhe shirat acidik, të cilat kishin shkaktuar një ngjeshje të materieve të dëmshme duke bllokuar shtresën e patinës fillestare të bronzit. Pasi u krye pastrimi deri në sipërfaqen fillestare pa e dëmtuar skulpturën dhe patinën e saj, u bë pastrimi me kimikatet e duhura të cilat nuk e dëmtojnë por e pastrojnë rrënjësisht.


Të dyja këto vepra të realizuara me mjeshtëri nga skulptori Muntaz Dhrami, në vitet 2006 dhe 2010, përveç vlerave artistike dhe kulturore janë edhe një atraksion për shumë turistë vendas dhe të huaj.


“KORÇA BOOM”



bottom of page