top of page

Revolucion në futbollin shqiptar? Propozimi që sfidon Federata Shqiptare e Futbollit

  • 4 days ago
  • 1 min read

Duke marrë shkas nga ecuria aktuale e ekipeve shqiptare në kampionate dhe niveli i prodhimtarisë sportive, vlerësojmë se janë të domosdoshme disa ndryshime thelbësore për përmirësimin e futbollit në vend.


1. Ndryshimi i formatit të kampionateve


Propozojmë ristrukturimin e Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.Superliga duhet të zgjerohet në 12-14 ekipe, ndërsa një format ideal do të ishte me 14 skuadra dhe zhvillim në tre faza.


Aktualisht, është e pafavorshme që ekipe me investime dhe menaxhim të mirë si Flamurtari, Tirana, Vora apo Bylis të bien nga kategoria, duke ulur ndjeshëm nivelin e kampionatit. Ndërkohë, skuadra si Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Apolonia dhe Besa Kavajë kanë potencial për të qenë konkurruese në elitë.


Formati aktual dëmton klubet, duke i detyruar të ulin investimet dhe ambiciet.


2. Krijimi i ekipeve B


Propozojmë që çdo klub i Superiores të ketë detyrimisht një ekip B që merr pjesë në kampionat, me kushtin që ekipi A dhe B të mos jenë në të njëjtën kategori, siç aplikohet në shumë vende evropiane.


3. Rregulla për ekipet e moshave


Është e nevojshme vendosja e kufizimeve për lojtarët e huaj në ekipet e moshave (U-19, U-17, U-15), duke mos lejuar më shumë se 3 në fushë.


Gjithashtu, klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë duhet të kenë detyrimisht në formacion të paktën 2 lojtarë të rinj nga ekipet kombëtare të moshave të Shqipëri.Ndërsa në përbërjen e përgjithshme të skuadrës, të paktën 30% duhet të jenë lojtarë nën 21 vjeç.


4. Kufizimi i lojtarëve të huaj


Propozojmë që në formacionin zyrtar të mos lejohen më shumë se 5 lojtarë të huaj në fushë, si për Superligën ashtu edhe për Kategorinë e Parë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page