top of page

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

11 hours ago
1 min read

Me përfundimin e ndeshjeve të Kombëtareve, vjen momenti për futbollin shqiptar. Këtë mesjavë, qysh sot, rikthehet Kupa e Shqipërisë për ndeshjet e turit të 1/16-tave, të cilat janë me tek takim, pra eliminim direkt.


Fokusi më i madh pritet të jetë sot tek Skënderbeu dhe Laçi, dy skuadrat e Superiores që do të luajnë në fushë ditën e sotme me Apoloninë dhe respektivisht Shirokën. Shkak i kësaj zhvendosjeje bëhet që skuadrat të kenë kohë për të rikuperuar për sfidat e fundjavës.


Të mërkurën (nesër), vëmendja do të jetë tek pretendentët si Besëlidhja, Pogradeci, Flamurtari, Besa dhe Kukësi. Të gjitha duelet do të luhen në të njëjtën orë, 13:00.


KALENDARI


E martë (SOT) 17 nëntor


Skënderbeu - Apolonia, 13:00.


Laçi - Shiroka, 13:00.


E mërkurë, 18 nëntor (Të gjitha në orën 13:00)


Kastrioti - Eagle Football


Besa - Korabi


Iliria - Luftëtari


Pogradeci - Kukësi


Flamurtari - Butrinti


Bylis - Besëlidhja

“KORÇA BOOM”


bottom of page