Riorganizim në Komisariatin e Kolonjës, emërimi i shefit të ri
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Policia e Shtetit ka zyrtarizuar ndryshimet në strukturën drejtuese të Komisariatit të Kolonjës, ku Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit.
Haskaj deri më sot ka ushtruar detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan–Korçë.
Ndryshimet prekin edhe drejtuesin aktual të komisariatit, Alket Pashaj, i cili ka mbajtur këtë pozicion përgjatë muajve të fundit. Pashaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, në kuadër të riorganizimit të brendshëm që po zhvillohet prej disa javësh.
Emërimi i ri vjen në vazhdën e lëvizjeve të drejtuesve lokalë, dhe pritet që Haskaj të marrë detyrën në ditët në vijim.
"KORCA BOOM"



















