Rrahje në lokal dhe goditje në rrugë
- Korca Boom
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Sipas policisë, një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në Fier, ku pesë persona kanë goditur me grushte dhe sende të forta tre persona të një grupi tjetër, brenda një lokali. Për dy prej autorëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 45 vjeç dhe V. H., 46 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. H., 48 vjeç, F. H., 24 vjeç dhe E. H., të gjithë banues në fshatin Petovë. Sipas policisë, këta shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj tre personave për motive të dobëta.
Ndërkohë, një tjetër rast dhune është regjistruar edhe në Lushnjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një shtetase 48 vjeçe, gjithashtu për motive të dobëta.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















