Rritje mbi 20 mijë lekë e sigurimit të makinës, Braçe flet për dështim institucional
top of page

Rritje mbi 20 mijë lekë e sigurimit të makinës, Braçe flet për dështim institucional

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve, duke e cilësuar këtë situatë si një abuzim ndaj qytetarëve dhe një dështim të institucioneve rregullatore.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se çdo ditë përballet me ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët, edhe pse nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente, po detyrohen të paguajnë çmime më të larta për policën e sigurimit të makinës.

Sipas tij, një qytetar i ka dërguar faturën e sigurimit, e cila ishte rritur me mbi 20 mijë lekë, pavarësisht faktit se gjatë një viti nuk kishte pasur asnjë aksident. Deputeti thekson se kjo situatë ishte paralajmëruar prej tij që në muajin nëntor.


Braçe argumenton se rregullorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare favorizon kompanitë e sigurimit dhe nuk shpërblen drejtuesit e mjeteve për sjellje korrekte në qarkullim. Ai shton se situata përkeqësohet edhe më shumë nga marrëveshje të mundshme mes kompanive të sigurimit, të cilat, sipas tij, dëmtojnë interesat e konsumatorëve.


Deputeti kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të ndalur abuzimet dhe për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve nga rritje të pajustifikuara të çmimeve.

"KORCA BOOM"


bottom of page