Zjarr pranë kryqëzimit digjet automjeti, ndërhyjnë zjarrfikësit
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Një automjet është përfshirë nga flakët në kryqëzimin “Siri Kodra” në Tiranë.
Deri në këto momente nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë vënë flakët nën kontroll.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















