top of page

Tërmet i fuqishëm 5.1 i shkallës Rihter!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Siç raportojnë mediat atje, dridhjet u regjistruan në ora 5:53 të mëngjesit në Reggio Calabria.


Fuqia e dridhjes thuhet se ishte 5.1, derisa është ndjerë edhe në zona të tjera si të Sicilisë dhe Kalabrisë, transmeton Klankosova.tv.


Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte në det pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash, shkruan ANSA.


Nuk është raportuar për dëme materiale pas tërmetit me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter që goditi më shumë se 20 kilometra larg bregdetit jonian të Kalabrisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page