top of page

Rruga drejt universitetit nis tani: Hapen aplikimet për maturantët

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për formularët A1 dhe A1Z në kuadër të Matura Shtetërore 2026, proces që do të zhvillohet në datat 5–7 maj.


Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00, përmes platformave online të dedikuara nga institucionet arsimore.


Paralelisht me procesin e aplikimeve, janë publikuar edhe datat zyrtare të provimeve të Maturës Shtetërore 2026. Sipas kalendarit të miratuar, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më 2 qershor, ndërsa më 9 qershor maturantët do t’i nënshtrohen testimit në gjuhë shqipe dhe letërsi.


Më tej, provimi i matematikës është planifikuar për 16 qershor, ndërsa testi me zgjedhje do të zhvillohet më 23 qershor.


Autoritetet arsimore u kanë bërë thirrje maturantëve që të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të ndjekin me kujdes procedurat e aplikimit, me qëllim shmangien e çdo problematike gjatë procesit të regjistrimit dhe zhvillimit të provimeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page