top of page

Rrënjët e Kolonjës/ Refjan Maksuti, bilbili i Kolonjës

  • 1 day ago
  • 1 min read

Znj. Refjan Maksuti është një nga artistet më të spikatura të Kolonjës, e cila me zërin e saj të rrallë ka mrekulluar publikun në festivale dhe evente brenda dhe jashtë vendit. Prej afro 30 vitesh, së bashku me artistë të tjerë kolonjarë, ajo ka qenë një nga interpretueset më virtuozë të këngës së bukur popullore kolonjarë dhe iso-polifonisë, duke mbajtur gjallë një traditë të vyer të trashëgimisë sonë kulturore.


Vokali i saj i veçantë e ka bërë të dallohet kudo ku ka interpretuar, si marrëse ashtu edhe pritëse, shpeshherë krah artistes Bylyre Jashari. Si një mjeshtre e interpretimit të elegjisë, Refjan Maksuti është vlerësuar gjithmonë lart nga publiku dhe njohësit e muzikës popullore.


Artistë të tillë, që vazhdojnë të jenë pjesë aktive e artit kolonjar, duhen ruajtur, mbështetur dhe vlerësuar, sepse përfaqësojnë xhevahire të gjalla të identitetit dhe traditës sonë. Zëri i Refjan Maksutit mbetet një dëshmi e gjallë e rrënjëve të thella kulturore të Kolonjës, që vazhdon të frymëzojë brezat.


Bashkia Kolonjë i uron në përvjetorin e saj sot, plot shëndet e begati. Kolonja është me fat që ka një bilbil si Refian Maksuti

“KORÇA BOOM”


bottom of page