top of page

E burgosën për poezitë, historia e dhimbshme e Ylber Merdanit

  • 2 days ago
  • 1 min read

Ylber Merdani ishte një nga ata njerëz që nuk heshtën kurrë përballë terrorit komunist. I mbijetuar i ferrit të Spaçit, dëshmitar i torturave dhe i revoltës që tronditi diktaturën, ai mbeti simbol i fjalës së lirë dhe i qëndresës njerëzore.


Poezitë e tij u konsideruan krim nga regjimi i kohës. Për vargjet që sfidonin frikën dhe diktaturën, ai u arrestua në vitin 1969 dhe u dënua me 8 vite burg.


Merdani përjetoi internime, pranga, poshtërime dhe dhunë, por nuk iu nënshtrua kurrë sistemit që kërkonte të shuante mendimin e lirë dhe dinjitetin njerëzor.


“Gjithë mllefin, urrejtjen e vuajtjen që ballafaqova me mjerimin, unë i ktheva në frymëzim e në vargje”, është një nga thëniet që dëshmon forcën shpirtërore të poetit që nuk u thye as në vitet më të errëta të diktaturës.


Sot kujtohet jo vetëm si poet, por si një njeri që pagoi lirinë me rininë e tij dhe që e shndërroi vuajtjen në dëshmi, art dhe dinjitet njerëzor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page