Rrëzim fatal, i moshuari humb jetën në mënyrë tragjike
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i një të moshuari u gjet i pajetë në një përrua në zonën e Dhivrit.
Policia e Sarandës bëri me dije se viktima është S.G., 91 vjeç, banor i fshatit Dhivër.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka rënë në përrua, duke humbur jetën tragjikisht.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë: “Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur.”
"KORCA BOOM"



















