S'ka fitues as në Rrogozhinë e as në Vorë/ Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani ndajnë nga 1 pikë
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Java e 10 e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy sfidat e fundit, Egnatia – Vllaznia dhe Vora – Partizani.
Në “Egnatia Arena”, supersfida e javës Egnatia – Vllaznia përfundoi në barazim 2-2. Edhe ndeshja tjetër, Vora – Partizani, në “Arenën e Demave”, nuk pati fitues, pasi u mbyll 0-0.
Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe sfida Dinamo City – Teuta.
AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi.
Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia dhe AF Elbasani kryesojnë me nga 20 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.
“KORÇA BOOM”




















