top of page

Ambasadori i Italisë z. Marco Alberti sot në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 minutes ago
  • 1 min read

Faqja zyrtare e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” shkruan:


"Pritëm sot në ambientet e gjimnazit Ambasadorin e Italisë z. Marco Alberti.


Momentet e para të takimit ua kushtoi nxënësve të seksionit dygjuhësh italo-shqiptar.


Në një bisedë të ngrohtë vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona referuar historisë dhe realitetit aktual. Dëshiroi të zbulonte pasionet e nxënësve tanë dhe të njihej me planet mbi të ardhmen, mundësitë e shkollimit në Itali për t'u formuar profesionalisht dhe për t'u rikthyer për të kontribuar në zhvillimin e duhur të vendit tonë në rrugëtimin drejt Europës, duke besuar te forca dhe energjia e rinisë.


Mesazhet e Ambasadorit ishin frymëzuese për nxënësit tanë.


Më pas në një bisedë në drejtori mes mësuesve italianë dhe shqiptarë që japin mësim në klasat e seksionit dygjuhësh vlerësoi punën përkushtuese dhe kujdesin e treguar ndaj nxënësve."

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page