top of page

“S’më linte të dilja dhe të vishesha si doja unë", 26-vjeçarja pranon se VRAU të atin, zbardhet DËSHMIA e së resë në polici

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2025
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza vrau babanë me tel.


Sipas ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.


Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.


26-vjeçarja Emanilda Ramapas marrjes në pyetje nga policia ka pranuar autorësinë e vrasjes se babait.


Motivi i vrasjes sipas saj ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte të argëtohej, të blinte veshjet apo sendet qe asaj i nevojiteshin.


Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate te shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por sipas saj babai nuk ia jepte.


“KORÇA BOOM”


bottom of page