top of page

S’është film, është realitet: Kina hap spitalin e parë AI, me 14 doktorë robotë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 5
  • 2 min read

Me 14 doktorë AI, spitali i ri në Kinë trajton mbi 3000 pacientë çdo ditë; pa staf njerëzor, pa gabime dhe pa pritje. Një revolucion që sfidon mjekësinë tradicionale dhe paralajmëron për një epokë të re shëndetësore: kush kontrollon teknologjinë, kontrollon të ardhmen.


Në një ngjarje që përfaqëson fundin e epokës së mjekësisë tradicionale dhe lindjen e një epoke të re, Kina ka hapur zyrtarisht spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale. Me 14 mjekë virtualë, të trajnuar nga sisteme të avancuara AI, ky institucion shëndetësor nuk ka nevojë për staf njerëzor; as mjekë, as infermierë, as recepsionistë.


Spitali është ndërtuar si një qendër eksperimentale, ku teknologjia jo vetëm zëvendëson njeriun, por e tejkalon atë. Aktualisht, ky spital i veçantë trajton mbi 3,000 pacientë realë në ditë, duke ofruar shërbime të menjëhershme, pa pritje dhe me saktësi të lartë në diagnozë.

Ky nuk është më vizioni i një filmi fantastiko-shkencor. Është realiteti që Kina po ndërton me ritme marramendëse, në një garë globale ku inteligjenca artificiale bëhet arma kryesore për dominim teknologjik dhe ekonomik.


Ajo që e bën këtë projekt edhe më të frikshëm për vendet e tjera, është ambicia kineze për ta eksportuar modelin në vendet që vuajnë nga mungesa e mjekëve, fondet publike të pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor. 


A jemi gati të na operojë një robot në vend të një mjeku?

Ky zhvillim e vendos botën në një udhëkryq etik, ekonomik dhe politik. Ndërsa Perëndimi ende debaton mbi rregullimin e inteligjencës artificiale, Kina e ka futur atë në thelbin e sistemit të saj publik, duke i dërguar një mesazh të qartë botës: kush kontrollon teknologjinë, kontrollon të ardhmen/Pamfleti


“KORÇA BOOM”



bottom of page