E rëndë / 43-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një fadromë në gurore
- 2 hours ago
- 1 min read
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në një gurore në zonën e Dajtit.
Sipas policisë, gjatë punës në subjekt, 56-vjeçari dyshohet se ka përplasur me fadromë një 43-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht, duke goditur viktimën.
Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i identifikuar me inicialet I. Ç., 56 vjeç.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
"KORCA BOOM"
















