Sa i gjatë ishte Skënderbeu? Dokumentet historike zbulojnë një detaj surprizues
- Mar 8
- 1 min read
Historianë dhe kronistë të ndryshëm kanë përshkruar figurën fizike të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si një burrë me shtat të lartë, trup atletik dhe tipare fisnike.
Sipas disa dokumenteve historike dhe studimeve të albanologëve, ndër ta edhe Giuseppe Valentini, Skënderbeu mendohet të ketë qenë rreth 1.98 metra i gjatë, një shtatlartësi shumë e rrallë për kohën.
Kronisti i njohur Marin Barleti e përshkruan si një burrë me shtat të lartë, supe të gjera dhe pamje fisnike, ndërsa dokumente të arkivave venedikase tregojnë se për veshjet e tij duhej më shumë stof sesa për princat e tjerë.
Edhe sot, figura e Skënderbeut mbetet një simbol i forcës, guximit dhe identitetit shqiptar.
"KORCA BOOM"
















