top of page

Saleh Nasr me 7 gola më i miri/ Ja 21 golat e Skënderbeut në 11-të ndeshjet e fazës së parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu mbylli fazën e parë me 28 pikë dhe i shkëputur nga ndjekësit, falë golave të shumtë, plot 21 gola në 11-të ndeshje. Sigurisht kaq shumë gola kanë bërë që skuadra bardhekuqe të ketë këtë rendiment në pikë dhe në fitore.


Skënderbeu ka padiskutim sulmin më të mirë të kategorisë së parë dhe këtë sulm e kryeson egjiptiani Saleh Nasr, lojtar që nuk ka dyshimë që në 11-të ndeshje është më i miri. Sulmuesi në fjalë në fazën e parë shënoi plot 7 gola me fanelën bardhekuqe.


Pas Nasr në vendin e dytë janë dy sulmuesit e tjerë të Skënderbeut, Tayo dhe Foti Çuçka duke shënuar deri tani secili nga 3 gola.


Më pas, me nga 1 gol janë 7 futbollistë, ndërkohë që në 21 golat e shënuar është edhe një autogol.


Më poshtë sjellim edhe listën e golashënuesve të Skënderbeut për fazën e parë:     

 

21 Golat e shënuar të Skënderbeut:

Nasr              7 gola

Tayo              3 gola

Çuçka           3 gola            

Ukiçi               1 gol

Gjini                1 gol

Gjata             1 gol

Janaqi           1 gol

Abubakar     1 gol

Vangjeli         1 gol

Baba Musa   1 gol

Kacbufi          1 (aut)

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page