top of page

Sekuestrime, gjoba dhe... asnjë patrullë më! A u harrua lufta ndaj monopatinave?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Pas zhurmës së madhe të tre ditëve të para, kur policia sekuestroi qindra monopatina dhe gjobiti drejtuesit, efektivët nuk janë më në terren. As dje dhe as sot, në rrugët e Tiranës nuk është parë asnjë patrullë që të ndalojë përdoruesit e monopatinave.


Aksioni, i prezantuar si një masë për sigurinë rrugore, u shua po aq shpejt sa nisi, duke ngjallur dyshime nëse ishte një vendim propagandistik apo një fushatë e nxituar, pa asnjë plan konkret për zbatim afatgjatë. Nga vëzhgimi i kryer gjatë të enjtes dhe të premtes, në pesë pikat ku patrullat e policisë ishin stacionuar më parë për të ndaluar monopatinat, këto pika tashmë nuk ekzistojnë më.


Nga ana tjetër, përdoruesit e monopatinave kanë vijuar normalisht përdorimin e tyre. Të vetmit që e kanë pësuar nga ky aksion i beftë treditor i policisë kanë qenë ata përdorues që u kapën nga e hëna deri të mërkurën, dhe monopatinat apo skuterët elektrikë të të cilëve u sekuestruan dhe po mbahen të bllokuar nga policia rrugore.


Gjithsesi, reagimi i qytetarëve dhe opinionit publik pati me sa duket një rezultat, pasi pas të mërkurës policia rrugore është tërhequr nga bllokime

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page