top of page

Sekuestrohem armë/ Kapen në flagrancë 3 shtetas në malin e Gramozit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë


Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit.


Kapen ne flagrancë 3 shtetas me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë Kufitare që kryejnë kontrolle në këtë zonë.


Sekuestrohet 1 armë gjahu.


Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.


Në Malin e Gramozit shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 3 shtetas të cilët, kishin me vete një armë gjahu me të cilën dyshohet se do kryenin gjueti të paligjshme. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page