top of page

Shantazh për fshirje lajmi? Gazetari përfundon pas hekurave

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gazetarin Elio Laze, i cili akuzohet për shantazh ndaj një zyrtari të administratës publike.


Sipas hetimeve, 37-vjeçari, administrator i portalit Prizaal, dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë euro Klaus Shaqirit, zyrtar i shëndetit publik, me qëllim fshirjen e disa artikujve të publikuar në këtë portal. Nëpërmjet shkrimeve të ndryshme, Laze pretendohet se e ka kanosur zyrtarin duke i vendosur gjoba.


Denoncimi është bërë nga vetë Shaqiri, i cili ka bashkëpunuar me autoritetet për dokumentimin e rastit. Në momentin e arrestimit, policia ka sekuestruar 5 mijë euro si dhe katër telefona celularë.


Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije se i arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page