top of page

SHBA pezullon vizat e emigrimit për disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Më 4 janar, ish-presidenti amerikan Donald Trump publikoi një listë të përfituesve të ndihmës sociale në Shtetet e Bashkuara, ku sipas të dhënave të paraqitura, rreth 41 për qind e shtetasve nga Shqipëria dhe 46 për qind e shqiptarëve nga Kosova rezultojnë se jetojnë me ndihmë sociale në SHBA.


Në këtë kontekst, autoritetet amerikane kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të vizave të emigrimit për disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Masat nuk prekin vizat studentore dhe turistike, por kanë për qëllim rivlerësimin e procedurave të dhënies së vizave të emigrimit, me synimin për të shmangur hyrjen e personave që më pas përfitojnë ndihma sociale nga shteti amerikan.


Sipas qasjes së shpallur, politika e re e emigracionit synon të favorizojë emigrantët që kontribuojnë në tregun e punës dhe ekonominë amerikane, duke kufizuar rastet kur emigrimi përfundon në varësi nga buxheti publik. Megjithatë, pezullimi prek edhe individë që realisht punojnë dhe integrohen në SHBA, të cilët do të duhet të presin deri në hyrjen në fuqi të procedurave të reja.


Në listën e publikuar nuk përfshihej Serbia, çka sugjeron se shtetasit serbë që jetojnë në SHBA nuk rezultojnë të jenë përfitues masivë të ndihmës sociale, sipas të dhënave të paraqitura.


Ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me politikat e reja të emigracionit dhe pritet të pasohet nga rregulla më të rrepta për dhënien e vizave të emigrimit në muajt në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page